Politike

Arrestimi i Maduros/ Berisha ironizon Ramën: Podcasti ‘Flasim’, pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’

Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës shkruan se nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. 

4 Janar 2026, 14:51 Nga E. D
Arrestimi i Maduros/ Berisha ironizon Ramën: Podcasti ‘Flasim’,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim ironizues lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Presidentit, Nicolas Maduro. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës shkruan se nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. 

"Miq, nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. Gëzuar emrin!" shkruan Berisha në Facebook.

Maduro u arrestua dje nga SHBA dhe ndodhet në një qendër paraburgimi në New York. Ai akuzohet për një sërë akuzash: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture)./Dosja.al

sali berisha edi rama nicolas maduro

Sondazh

Poll