Politike

“Edi Rama jep dorëheqjen”/ Nis protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Boll vodhët shqiptarët, burgu po ju pret (VIDEO)

Siç shihet edhe në pamje qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”, qytetarët denoncojnë vjedhjet dhe skandalet në qeverinë e Ramës. 

4 Janar 2026, 12:31 Nga E. D
“Edi Rama jep dorëheqjen”/ Nis protesta para
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e organizuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka nisur para Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”, qytetarët denoncojnë vjedhjet dhe skandalet në qeverinë e Ramës. 

Më herët Policia e Tiranës njoftoi edhe një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia bëri me dije se nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Sakqa, Policia e Tiranës apeloi qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./Dosja.al

protesta e adriatik lapajt para kryeministrise

Sondazh

Poll