Politike

"Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros" Spiropali: Krah SHBA-së në përballjen e saj me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiripali shprehet se vendi mbështet lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

3 Janar 2026, 15:53 Nga E.d
"Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros"
Foto ilustruse

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiripali, ka deklaruar se Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare, kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiripali shprehet se vendi mbështet lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Ajo tha se populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Ministrja shtoi se si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

Postimi i Spiropalit

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale./Dosja.al

elisa spiripali venezuelë shba

Sondazh

Poll