Aktualitet

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Ndërkohë, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin.

3 Janar 2026, 10:01 Nga E. D
Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Rrëshqitje gurësh në
foto ilustruese

KUKËS- Moti i keq ka 'mbërthyer' vendin, duke shkaktuar situata problematike në disa qytete dhe akse rrugore. Mësohet se në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh. 

Ndërkohë, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente.

Sa i përket energjisë elektrike, pjesa më e madhe e Qarkut Kukës furnizohet normalisht, ndërsa pa energji mbeten: Njësitë administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri (bashkia Kukës); Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë); Fshatrat Vlahën, Cahan (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza (bashkia Has)./Dosja.al

 

moti i keq

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2026, 19:15 Lea Ypi

2026: Shpresë pa optimizëm

foto ilustuese Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitë...