Aktualitet

EMRI/ Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, nis hetimi për administratorin e kompanisë

Sipas bluve, kjo situatë ka sjellë rrezik dhe vështirësi për të gjithë ata që lëvizin në këtë segment rrugor.

2 Janar 2026, 16:10 Nga E. D
EMRI/ Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e
foto ilustuese

KORÇË- Policia e Korçës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për Bledi Hoxhallarin, administrator pasi dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së aksit rrugor “Maliq–Lozhan”.

Sipas bluve, kjo situatë ka sjellë rrezik dhe vështirësi për të gjithë ata që lëvizin në këtë segment rrugor. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

bledi hoxhallari

Sondazh

Poll