Aktualitet

VIDEO/ Ngricat rëndojnë trafikun në aksin Elbasan-Librazhd, qyteti zbardhet nga bora

Ndërkohë që qyteti i Librazhdit është zbardhur nga bora mëngjesin e sotëm. 

2 Janar 2026, 13:28 Nga I.A

VIDEO/ Ngricat rëndojnë trafikun në aksin Elbasan-Librazhd,

LIBRAZHD- Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve. Ndërkohë që qyteti i Librazhdit është zbardhur nga bora mëngjesin e sotëm. 


Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë.

elbasan-librazhd

Sondazh

Poll