Aktualitet

Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12 vjeçe, lihet në burg i moshuari në Pogradec

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

2 Janar 2026, 14:40 Nga E. D
Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12
Rushan Selk

POGRADEC- Gjykata ka lënë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare. Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit. Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

Si u zbulua rasti?

Ngjarje e rëndë është zbuluar më 30 dhjetor në Pogradec. Një e mitur është përdhunuar nga një i moshuar rreth 70 vjeç me emrin Rushan Selko disa javë më parë. Ngjarja është zbuluar pas një vizitë të vajzës së spitalin e Korçës, ku rezultoi 22 javëshe shtatzënë. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Mësohet se i moshuari, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit./Dosja.al 

rushan selko

Sondazh

Poll