Aktualitet

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten/ Viktima u kthye nga Italia për festa! Çifti ishin ndarë prej dy muajsh

Viktima Sose ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit në Shqipëri. Çifti ishin të ndarë, por ende jetonin bashkë në një banesë, pasi nuk kishin kryer ende procedura ligjore divorci në Gjykatë. Ndërkohë, gruaja kishte kërkuar divorcin, por duket se autori nuk e pranonte.

2 Janar 2026, 15:35 Nga E. D
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten/ Viktima u kthye nga
çifti

ORIKUM- Detaje të reja vijojnë të dalim nga krimi në Orikum, ku Llogora Xhebroj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri. Bëhet me dije se Llogora dhe Sose Xhebroj prej dy muajsh ishin ndarë edhe pse me letra ishin ende bashkë.

Viktima Sose ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit në Shqipëri. Çifti ishin të ndarë, por ende jetonin bashkë në një banesë, pasi nuk kishin kryer ende procedura ligjore divorci në Gjykatë. Ndërkohë, gruaja kishte kërkuar divorcin, por duket se autori nuk e pranonte.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në trupin e Sose Xhebroit, 40-vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, 50-vjeç.

48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërkohë familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit ata kishin probleme me njëri-tjetrin./Dosja.al

 sose xhebroj llogora xhebroj

Sondazh

Poll