Aktualitet

Theu arrestin shtëpiak/ Shqiptari kapet rrugëve të Italisë duke u endur i lirë, 36-vjeçari akuzohej për trafik droge

Sipas mediave italiane, 36-vjeçari u ndalua teksa po ecte përgjatë një rruge periferike në Cesena. Gjatë procesit të identifikimit dhe pas hetimeve më të thelluara, u zbulua se 36-vjeçari shqiptar ishte nën arrest shtëpiak, të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor i Brescias

2 Janar 2026, 15:57 Nga E. D
Theu arrestin shtëpiak/ Shqiptari kapet rrugëve të Italisë
foto ilustuese

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap rastësisht nga karabinierët gjatë një kontrolli në rrugë. Bëhet me dije se shiptari kishte thyer masën e gjykatës “arrest shtëpie”.

Sipas mediave italiane, 36-vjeçari u ndalua teksa po ecte përgjatë një rruge periferike në Cesena. Gjatë procesit të identifikimit dhe pas hetimeve më të thelluara, u zbulua se 36-vjeçari shqiptar ishte nën arrest shtëpiak, të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor i Brescias

Masa e arrestit i ishte vënë në lidhje me krime të posedimit dhe trafikimit të drogës, të kryera në provincën e Lombardisë. Për këto krime, ai duhej të kishte mbetur nën arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Cesena, nga e cila ishte larguar pa autorizim.

Ndërkohë ditën e sotme pasi u kap, Autoriteti Gjyqësor i Brescia-s lëshoi ​​një urdhër të ri duke revokuar urdhrin e arrestit shtëpiak, duke e rikthyer në arrest me burg./Dosja.al

policia italiane

Sondazh

Poll