Aktualitet

Aksidenti i rëndë me dy viktima në Lezhë, Policia: Humb jetën efektivi me bashkëshorten

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë. 

2 Janar 2026, 10:46 Nga I.A
Aksidenti i rëndë me dy viktima në Lezhë, Policia: Humb
Petrit Florini dhe Elona Florini

LEZHË- Detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Mabë. Mësohet se dy personat që humbën jetën, ishin një çift bashkëshortësh. 

Ata ishin nga Puka dhe Elona Florini 42 vjeç me profesion mësuese si dhe Petrit Florini 53 vjeç me profesion efektiv policie. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë. 

Njoftimi i policisë: 

Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./Dosja.al

elona florini  petrit florini

Sondazh

Poll