Aktualitet

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, reagon aktori Deivis Myslymi: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë o vëllezër

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myslymi shprehet nuk di se çfarë të shkruaj në lidhje me këtë ngjarje.

1 Janar 2026, 21:37 Nga E.d
Aksidenti tragjik në Gjirokastër, reagon aktori Deivis
Foto ilustruse

TIRANË- Aktori i humorit, Deivis Myslymi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre të rinjëve, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari në aksidentin, i cili ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myslymi shprehet nuk di se çfarë të shkruaj në lidhje me këtë ngjarje. Në postimin e tij shkruhet “Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse.“

“Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër',“ shkruan ai./Dosja.al

martin dulaj anxhelo ruçi  klajdi myftari

Sondazh

Poll