Aktualitet

Nata e ndërrimit të viteve/ Nga tryeza ne ushqime te bestytnitë, ja traditat dhe ritet që ndjekin shqiptarët mbrëmjen e 31 dhjetorit

Nata e vitit të ri edhe te shqiptarët festohet ndryshe ku ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët.

31 Dhjetor 2025, 18:42 Nga DOSJA

Nata e ndërrimit të viteve/ Nga tryeza ne ushqime te bestytnitë,

TIRANA- Nata e ndërrimit të viteve është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur. Në anë të ndryshme të botës, njerëzit e festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin e ri. Nata e vitit të ri edhe te shqiptarët festohet ndryshe ku ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët. Mëposhtë disa nga traditat dhe ritet që ndiqen në Shqipëri natën e ndërrimit të viteve:

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

Natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi zakonisht blihen edhe dy-tre lloje të tjera mishi.

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave dhe bëhet fjalë për bakllavanë. Por sigurisht ka nga ata të cilët nuk e preferojnë këtë ëmbëlsirë dhe orientohen te diçka tjetër.

Në tryezë nuk mungojnë pijet alkoolike, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër.

Hedhja e fishekzjarreve në orën 00:00 kryesisht nga fëmijët përbën pikën kulminante të mbrëmjes duke shënuar dhe ndërrimin e viteve.

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm, të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Sondazh

Poll