Aktualitet

Detaje të reja nga tragjedia në Bulqizë, mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

14 Shkurt 2020, 14:13 Nga DOSJA
Detaje të reja nga tragjedia në Bulqizë, mjeku: Dyshohet helmim

BULQIZË- Detaje të reja nga vdekja e nënës me dy fëmijët në Bulqizë. Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet që shkaktar për këtë të jetë helmimi nga ushqimi.

Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës, ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

“Bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës. Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore”, ka thënë mjeku i zonës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpertthim gazi ne bulqize shpertthim gazi ne bulqize

Sondazh

Poll