Aktualitet

S’e pranojnë krimin/ “Grupi i Shijakut” apelojnë masën e sigurisë, më 19 shkurt para Apelit kërkojnë lirinë

14 Shkurt 2020, 12:40 Nga DOSJA
S’e pranojnë krimin/ “Grupi i Shijakut” apelojnë

TIRANË– Pesë të arrestuarit e grupit të “Shijakut” kanë apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë Gjykata Penale, pasi akuzohen për pengamarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prengës.

Seanca e radhës në Apel për ta do të zhvillohet më datë 19 shkurt, pasi të gjithë kanë kërkuar lirimin e tyre me pretendimin se nuk kanë gisht në ngjarjen e 17 janarit.

Gjykata Penale më 31 janar la në burg: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Para trupës gjykuese, të gjithë akuzuarit e kanë mohuar krimin. 

Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i shijakut jak prenga pengmarrje ne kamez grupi i shijakut jak prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll