Aktualitet

“Pse më ke lëvizur makinën"? 44-vjeçari plagosi me mjet prerës punonjësin e sigurisë, ja si nisi sherri në Urgjencën e Fierit (EMRI)

Bëhet me dije se Murati kishte shkuar me urgjencë në spital dhe gjatë parkimit të makinës, kishte bllokuar rrugën e ambulancës. Ndërkohë, punonjësi i sigurisë, për të lehtësuar kalimin e ambulancës, ka lëvizur automjetin dhe e ka parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit.

30 Dhjetor 2025, 11:03 Nga E. D
“Pse më ke lëvizur makinën"? 44-vjeçari plagosi
foto ilustruese

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga plagoja në urgjencën e Fierit, ku 44-vjeçari, Shkëlqim Murati, ka goditi me mjet prerës punonjësin e sigurisë. Bëhet me dije se Murati kishte shkuar me urgjencë në spital dhe gjatë parkimit të makinës, kishte bllokuar rrugën e ambulancës.

Ndërkohë, punonjësi i sigurisë, për të lehtësuar kalimin e ambulancës, ka lëvizur automjetin dhe e ka parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit. Kjo veprim i punonjësit duket se ka acaruar Muratin, i cili fillimisht i ka bërë thirrje, duke i thënë se “pse më ke lëvizur makinën?”.

Pas kësaj thirrjeje 44-vjeçari e ka goditur lehtë në njërin krah me një mjet prerës. Skaq, Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa Murati është vënë në pranga nga policia dhe pritet të merret në pyetje për rrethanat e incidentit./Dosja.al

sherri ne fier

Sondazh

Poll