29 Dhjetor 2025, 20:36
Nga D.S

SPANJË- Policia Lokale e Castell d’Aro, Platja d’Aro dhe s’Agaró ka arrestuar të hënën, me datë 22 dhjetor, një shqiptar, i dyshuar si përgjegjës për një plantacion të madh marihuane të ngritur brenda banesës së tij.
Sipas mediave lokale, hetimi kishte nisur disa javë më parë, pasi agjentët e hetimit, vunë re lëvizje të pazakonta personash nga jashtë zonës, të cilët hynin në shtëpi, qëndronin vetëm pak minuta në banesë dhe më pas largoheshin. Kjo situatë ngriti dyshime se brenda objektit po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i lidhur me bimë narkotike.
Hetuesit e Policisë Lokale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimit të Mossos d’Esquadra, nisi një hetim të përbashkët për të vëzhguar të dyshuarin. Si pjesë e procedurave, policia kërkoi nga kompania elektrike një raport mbi konsumin e energjisë, i cili tregoi se shpenzimi i rrymës ishte shumë më i lartë se mesatarja normale për një banesë. Më 22 dhjetor u organizua një operacion i koduar policor për kontrollin e banesës. Gjatë ndërhyrjes, u zbulua një shtëpi bari në funksion të kultivimit të brendshëm të 709 bimëve të marihuanës.
Hetuesit konstatuan gjithashtu se instalimi elektrik ishte manipuluar për të fshehur konsumin real të energjisë. Sipas vlerësimeve të teknikëve, dëmi nga përdorimi i paligjshëm i energjisë elektrike arrin në rreth 75 mijë euro. I dyshuari u arrestua për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike. Ai u shoqërua në komisariat dhe tashmë ka dalë para gjykatësit të gatshëm për masën e sigurisë./Dosja.al
709 bime narkotike spanje shtepi bari
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 20:28
E. D
Aldo Iamandi (Gjini)
LUKSEMBURG- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet e 30-vjeçarin shqiptar, Aldo Iamandi (Gjini),&n...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 19:59
D.S
TIRANË- Administrata tatimore ka zbuluan mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar, 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 17:24
D.S
VLORË- Qytetarët në Vlorë prej katër ditësh po përballen me mungesë të furnizimit me ujë t&eu...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 16:55
D.S
ITALI- 11 persona u arrestuan dhe një i mitur 17-vjeçar u raportua në arrati, ky është rezultati i një operacioni të...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 16:08
E. D
SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot zonën e Perashit në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën Hy...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 16:10
D.S
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Një cisternë gazi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri, mesditën e sotme në aksin ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 16:01
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka kryer emërime të reja në...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 15:59
D.S
TIRANË- Sanca gjyqësore e Leonard Dukës, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 ë...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 15:49
E. D
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 15:23
D.S
KORÇË- Policia e Korçës, ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet se vodhi 5 targa automjetesh në...