Aktualitet

I dënuar për përplasje me armë zjarri në Luksemburg/ I riu shqiptar i përfshirë edhe në drogë! Figurë kyçe në trafikimin e 475 kg kokainë (EMRI)

Konkretisht, thuhet se 30-vjeçari, ishte figurë kyçe në trafikimin e 475 kilogramëve kokainë drejt portit të Vlissingen në Hollandë. Hetimi, i cili po drejtohet përmes bashkëpunimit mes zyrave për luftën kundër drogës në Belgjikë, Polici Holandeze dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese, përfshin edhe pjesëmarrjen e elementëve me të kaluar kriminale të dhunës.

29 Dhjetor 2025, 20:28 Nga E. D
I dënuar për përplasje me armë zjarri në Luksemburg/ I
 Aldo Iamandi (Gjini)

LUKSEMBURG- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet e 30-vjeçarin shqiptar, Aldo Iamandi (Gjini), i cili u dënua me rreth tre vite burg për një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari është një figurë kyçe e një bande shqiptare që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës.

Konkretisht, thuhet se 30-vjeçari, ishte figurë kyçe në trafikimin e 475 kilogramëve kokainë drejt portit të Vlissingen në Hollandë. Hetimi, i cili po drejtohet përmes bashkëpunimit mes zyrave për luftën kundër drogës në Belgjikë, Polici Holandeze dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese, përfshin edhe pjesëmarrjen e elementëve me të kaluar kriminale të dhunës.

Më 24 nëntor 2020, Aldo hapi zjarr në një bar shisha në Remich, në jug-lindje të Luksemburgut. Katër plumba goditën një bashkatdhetar të tij, i cili u plagos rëndë në këmbën e majtë. Pas këtij incidenti, autoritetet e Luksemburgut e vunë atë në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë.

Përveç këtij incidenti, Aldo dyshohet edhe për një shkëmbim armësh të ndodhur në Tiranë në korrik 2021, ku u plagosën dy persona.  Ai u kap nga autoritetet luksemburgase në Bruksel në dhjetor 2021 dhe u arrestua. Hetimet e vazhdueshme nga autoritetet belge dhe holandeze e identifikojnë Aldo I. si një lojtar të rëndësishëm brenda rrjetit shqiptar të trafikut të drogës./Dosja.al

 aldo iamandi (gjini)

Sondazh

Poll