Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj përfundojnë në spital

Të lënduarit, konkretisht një djalë dhe një vajzë, janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardh të rinjtë kanë pësuar tronditje si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

29 Dhjetor 2025, 15:49 Nga E. D
Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës, ku si pasojë dy të rinj kanë mbetur të lënduar. 

Të lënduarit, konkretisht një djalë dhe një vajzë, janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardh të rinjtë kanë pësuar tronditje si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Dosja.al 

aksident ne aksin rrugor korce- erseke

Sondazh

Poll