Aktualitet

Vodhi targat e 5 automjeteve në seri/ Arrestohet 23-vjeçari në Korçë

Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar  targat e 5 automjeteve në pronësi të personave të ndryshëm.

29 Dhjetor 2025, 15:23 Nga D.S

Vodhi targat e 5 automjeteve në seri/ Arrestohet 23-vjeçari në

KORÇË- Policia e Korçës, ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet se vodhi 5 targa automjetesh në seri. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar  targat e 5 automjeteve në pronësi të personave të ndryshëm.

Sipas tyre, 23 vjeçari, banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, të kryer më shumë se një herë. Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, Uniformat blu bëjnë me dije se, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë

"Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohen targat e vjedhura, të cilat u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, si rezultat i veprimeve hetimore dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes së targave të automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm dhe identifikimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve.

Në vijim të veprimeve, autori i dyshuar, shtetasi D. V., 23 vjeç, banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

vjedhje vjedhje targash ne korçë korçë

Sondazh

Poll