Aktualitet

FOTO/ Shkrumbohet nga zjarri cisterna e gazit/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Peqin–Elbasan

Mësohet se zjarri ka përfshirë mjetin brenda pak minutash, ndërsa tymi i dendur është parë nga larg, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe gjitahshtu tek drejtuesit e mjeteve.

29 Dhjetor 2025, 16:10 Nga D.S
FOTO/ Shkrumbohet nga zjarri cisterna e gazit/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve
Foto nga vendngjarja

ELBASAN- Një cisternë gazi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri, mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës. Mësohet se zjarri ka përfshirë mjetin brenda pak minutash, ndërsa tymi i dendur është parë nga larg, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe gjitahshtu tek drejtuesit e mjeteve. Bëhet me dije se, për shkak të sigurisë ndaj qytetarëve, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse./Dosja.al 

 

cisterne gazi elbasan përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin peqin–elbasan

Sondazh

Poll