Aktualitet

"Shteti s’na përgjigjet"/ Qytetarët e Vlorës dalin në protestë pas katër ditësh pa ujë: Është hall i madh, jeta është uji

Në një prononcim për mediat, ata shprehen se situata të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por nuk është zgjatur kaq shumë sa këtë herë. 

29 Dhjetor 2025, 11:32 Nga E.d
"Shteti s’na përgjigjet"/ Qytetarët e Vlorës
Foto ilustruse

VLORA- Qytetarët e Vlorës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para bashkisë së qytetit, pasi prej katër ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Në një prononcim për mediat, ata shprehen se situata të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por nuk është zgjatur kaq shumë sa këtë herë. 

“Vlora ka katër ditë pa ujë, detyrohemi të protestojmë në mënyrën demokratike. U qelbëm. Ka ndodhur dhe situata të tilla më parë, por jo kaq. Qelbet shtëpia. Kryetarja e bashkisë shkon feston, populli është pa ujë”. tha një qytetarë gjatë një prononcimi për mediat. 

Ata thonë së janë qytetarë të ndershëm dhe se shteti ka detyrime ndaj tyre. 

“Shteti s’na përgjigjet, nuk di se ku ka kokën. Jemi qytetarë të ndershëm, ka detyrime shteti? Atëherë pse nuk na përgjigjet?! Jemi qelbur, kemi blerë bidona me ujë. Është hall i madh. S’ka punë politika këtu. Jeta është uji”. tha një qytetar tjetër.


Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

 

vlorë protestë uji

Sondazh

Poll