"Do kapim 6 zerot"/ 11 ëndrrat e Beqirit dhe stafit për vitin 2023: Do blej një Jaht, do shoh Milanin në 'San Siro'
Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë &...
Një defekt në linjën kryesore të transmetimit ka lënë pa ujë mijëra banorë, duke vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme dhe funksionimin e institucioneve.

VLORË- Qyteti turistik i Vlorës nuk ka ujë pikërisht në këto ditë festash. Prej 48 orësh, qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një situatë emergjente në furnizimin me ujë të pijshëm. Një defekt në linjën kryesore të transmetimit ka lënë pa ujë mijëra banorë, duke vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme dhe funksionimin e institucioneve.
Por çfarë ka ndodhur?
Një ndërhyrje e ndërmarrë dy ditë më parë për riparimin e një defekti të vogël në rrjetin e ujësjellësit është shndërruar në një avari të rëndë, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë në qytet.
Sipas informacioneve, vetëm pak orë pas ndërhyrjes, ka plasur i gjithë tubacioni, duke e nxjerrë plotësisht jashtë funksionit linjën e furnizimit. Ndërhyrja, që supozohej të zgjidhte problemin, ka sjellë pasoja edhe më të rënda për qytetarët.
Nga një bisedë mes Kryetares së Bashkisë dhe Drejtorit të Ujësjellësit, e bërë publike përmes një audioje, mësohet se pjesa e nevojshme për riparim po kërkohet në Selanik, por ende nuk është siguruar. Kjo ka shtuar pasigurinë për rikthimin e furnizimit me ujë.
Burime bëjnë me dije se ujë nuk do të ketë as sot dhe as nesër, ndërsa nuk përjashtohet që ndërprerja të zgjasë gjatë gjithë javës. Kjo gjë ka bërë që vlonjatët t’i drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Me dhjetëra qytetarë të Vlorës po presin në radhë njëri pas tjetrit për të mbushur ujë në burimet e qytetit pasi nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre./Syri.net
Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë &...
pamje nga aksidenti POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me ...
foto ilustruese KOSOVË- “Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera,...
Foto nga vendngjarja DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në nj&...
foto ilustruese GREQI- Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos...
Foto ilustruese TIRANA- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte në...
Mjeku, Detjon Pashaj VLORË- Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një n...
Foto ilustruese VLORË- Dy ditë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në një fushë kalçetoje në fshatin Novosel, ku...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e somte disa persona në Tiranë. Në pranga ra një 22-vjeçar, pas...
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që u regjis...