Aktualitet

Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital (FOTOT)

Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

27 Dhjetor 2025, 17:43 Nga E. D
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina
pamje nga aksidenti

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një pe5rson që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

pogradec aksident në aksin qafë plloçë-pogradec

Sondazh

Poll