Politike

VIDEO/ Deputetët e PD-së protestë në Surrel: Jep dorëheqjen, ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.

27 Dhjetor 2025, 19:44 Nga E. D

VIDEO/ Deputetët e PD-së protestë në Surrel: Jep

TIRANË- Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.


"Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë", është shprehur deputeti Klevis Balliu./Dosja.al

Sondazh

Poll