Politike

"Nuk ka vetëpërjashtim"/ Salianji: Statuti nuk ka përjashtim për askënd! PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën

Gjatë fjalës së tij, Salianji nënvizoi se PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia, po sipas tij disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë dhe shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë.

27 Dhjetor 2025, 19:03 Nga E. D

"Nuk ka vetëpërjashtim"/ Salianji: Statuti nuk ka

SHKODËR- Ervin Salianji deklaroi gjatë takimit me demokratët e Shkodrës, se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë. Salianji theksoi gjithashtu se e vjetra ka dështuar sepse ka folur shumë dhe ka vepruar pak, duke u mbyllur në interesa të ngushta. 

Gjatë fjalës së tij, Salianji nënvizoi se PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia, po sipas tij disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë dhe shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë.

“Sot duhet të jemi të sinqertë edhe me veten. PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë.

PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia. Por për shkak se disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë, ata shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë.

Ne do ja dalim deri në fund ta ndryshojmë PD. Kjo politikë ka ndryshuar sepse ka harruar se politika është shërbim dhe jo pronë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD, por për shtetin e së drejtës dhe politikën e së drejtës,” tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll