Politike

"Ata që u janë qepur karrigeve e kanë kot"/ Salianji nga Shkodra: Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, kërkojnë të mos takohemi bashkë! Beci nuk është një emërim i imi...

Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Shkodër, Salianji theksoi se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit.

27 Dhjetor 2025, 18:46 Nga E. D
"Ata që u janë qepur karrigeve e kanë kot"/ Salianji
Ervin Salianji

SHKODËR- Ervin Salianji ka reaguar ndaj mesazheve të dërguara nga zyrat e PD-së, që u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në takimin në Shkodër, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Shkodër, Salianji theksoi se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. Ndër të tjera, Salianji u shpreh se Benet Beci nuk është emëruar nga vetë ai apo nga demokratët, por nga drejtues të Partisë Demokratike në të shkuarën.

“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci ë rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. Sms më fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë sms kundër qeverisë por ju bëjn thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltuqeve dhe karrigeve për ti mbajtur me forcë, sic po e shihni spo ia dalin dhe nuk do tja dalin dot.

Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në cdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, si është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin," tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll