Aktualitet

I dehur në timon përplasi dy efektivë policie në Tiranë, butë i hedhin prangat 43-vjeçarit

Si pasojë e përplasjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

27 Dhjetor 2025, 14:56 Nga M.L
I dehur në timon përplasi dy efektivë policie në
Foto ilustruese

TIRANA- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit goditi dy punonjës policie gjatë një kontrolli rutinë.

Si pasojë e përplasjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Poll