Aktualitet

Zjarri masiv në Durrës! Policia NJOFTIM ZYRTAR: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër

Sipas njoftimit të bluve, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”, ka shpërthyer një zjarr në ambientet e parkimit.

27 Dhjetor 2025, 14:22 Nga M.L
Zjarri masiv në Durrës! Policia NJOFTIM ZYRTAR: U përfshinë
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që u regjistrua mesditën e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës.

Sipas njoftimit të bluve, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”, ka shpërthyer një zjarr në ambientet e parkimit.

Sakaq njofton se si pasojë, disa autobusë të vjetër dhe jashtë përdorimit janë përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

NJOFTIMI:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për  sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

perfshihen nga flaket autobuset ne fllake durres

Sondazh

Poll