Aktualitet

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë! Mjeku i urgjencës rrëfen momentin kur Besfort Ruanaj mbërriti në spital: Erdhi pa shenja jete, pa puls! Ishte e pamundur...

Në një prononcim për Top Channel, mjeku i urgjencës, Detjon Pashaj, rrëfeu momentin kur Ruanaj mbërriti në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.

27 Dhjetor 2025, 14:43 Nga M.L
Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë! Mjeku i
Mjeku, Detjon Pashaj

VLORËBesfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto në Vlorë, është përcjellë sot për në baneën e fundit. Në një prononcim për Top Channel, mjeku i urgjencës, Detjon Pashaj, rrëfeu momentin kur Ruanaj mbërriti në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.

Ai shtoi më tej se në raste të tilla, ndërhyrja është e pamundur dhe se nuk kanë informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur i ndjeri.

“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete është e pamundur. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur, ndaj theksoj se të gjitha grup moshat të diagnostikohen. Qofte edhe një vizitë te mjeku i familjes, apo konsulta te kardiologu”, u shpreh mjeku i urgjencës.

besfort ruanaj detjon pashaj

Sondazh

Poll