VIDEOLAJM/ Përfshirja nga flakët e dhjetëra autobusëve të vjetër në sektorin Rinia në Durrës! Tymi "pushton" të gjithë zonën, zjarrfikësit në vendngjarje
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit kënetor, por situata po mbahet nën kontroll.
27 Dhjetor 2025, 14:01Nga M.L
Foto nga vendngjarja
DURRËS- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme disa autobusë të vjetër dhe jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës, konkretisht në sektorin Rinia, në Durrës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit kënetor, por situata po mbahet nën kontroll.
Sipas autoriteteve, nuk paraqitet rrezik për përhapjen e zjarrit në zonat përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.