Aktualitet

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Përcillet për në banesën e fundit 42-vjeçarit në Vlorë (EMRI)

Viktima i cili jetonte në Gjermani, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe të afërmit.

27 Dhjetor 2025, 12:15 Nga E.d
Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Përcillet
Foto ilustruse

VLORË- Besfort Ruanaj, 42-vjeçari i cili humbi jetën gjatë një loje futbolli dy ditë më parë, do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Sot, rreth orës 11:00, në Drashovicë të qytetit të Vlorës është kryer edhe ceremonia mortore. Viktima i cili jetonte në Gjermani, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe të afërmit.

Dy ditë më parë ai po luante me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij futboll, në një kalçeto pranë lagjes ku banonte. Si pasojë e një goditje me top në zonën e kraharorit, ai ka humbur ndjenjat dhe është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes, për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve paraprake analizat e 42-vjeçarit janë dërguar në Tiranë për autopsi. Rezultatet e të cilave priten të dalin pas tre muajsh, ku dhe do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së 42-vjeçarit./Dosja.al

vlorë besfort ruanaj arrest kardiak

Sondazh

Poll