Aktualitet

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Mbi 44-vjeçarin, banues në fshatin Fshat rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

27 Dhjetor 2025, 12:02 Nga E.d
Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës dhe ndërtoi pa leje
Foto ilustruese

KLOS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar në Klos. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj.

Mbi 44-vjeçarin, banues në fshatin Fshat rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”. Policia ka shoqërur të arrestuarin drejt ambineteve të komisriatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

klos “ura e vashës” policia

Sondazh

Poll