Aktualitet

VIDEO/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fier? "Shqiponjat" aksion në qendër të qytetit, shoqërojnë adoleshentin në sy të qytetarëve

Sipas informacioneve paraprake, shoqërimi është realizuar pa tensione dhe pa pasur nevojë për përdorimin e forcës fizike. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat apo arsyet që çuan në këtë veprim të policisë.

27 Dhjetor 2025, 07:29 Nga M.L
VIDEO/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fier?
Foto nga vendngjarja

FIER- Mbrëmjen e djeshme, efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndërhyrë në sheshin kryesor të qytetit të Fierit, ku kanë shoqëruar në ambientet e policisë një të mitur. Veprimi është kryer në sy të kalimtarëve të shumtë, duke tërhequr vëmendjen e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, shoqërimi është realizuar pa tensione dhe pa pasur nevojë për përdorimin e forcës fizike. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat apo arsyet që çuan në këtë veprim të policisë./ Dosja.al

forcat shqiponja ne fier

Sondazh

Poll