Aktualitet

Betonohen llixhat e Bënjës në Përmet/ Fadroma e kamionë vazhdojnë "punimet" në mes të pushuesve (VIDEO)

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ky betonim jo vetëm që prish ekosistemet ekzistuese, por rrit edhe nevojën për mirëmbajtje të shpeshtë dhe mund të dëmtojë cilësinë e ujit.

27 Dhjetor 2025, 10:14 Nga M.L
Betonohen llixhat e Bënjës në Përmet/ Fadroma e kamionë
Foto nga vendngjarja

PËRMET- Llixhat e Bënjës në Përmet, po ndryshojnë gradualisht, ku në tre prej vaskave po bëhet ndërhyrje, duke u betonizuar. Ndërsa në pjesën tjetrër po ndërtohen disa tualet, pasi mungesa e tyre ka qenë një problem i madh. Në pamjet e mëposhtme shihen disa fadroma dhe kamionë që punojnë.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ky betonim jo vetëm që prish ekosistemet ekzistuese, por rrit edhe nevojën për mirëmbajtje të shpeshtë dhe mund të dëmtojë cilësinë e ujit. Forma natyrore e vaskave, që ndihmonte në ngadalësimin e rrjedhës së ujit dhe ruajtjen e jetës së bimëve dhe kafshëve, po zëvendësohet me struktura që favorizojnë erozionin dhe degradimin afatgjatë.

llixhat e bënjës në përmet

Sondazh

Poll