Politike

"Pastrim tregu nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve 2027"/ Nga ngrirja e aseteve në arrestime në nivileve të larta, ja propozimet e SHBA-së për SPAK

Ky projektligj, parashikon që SHBA në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese shqiptare të kalojnë në sitë, pushtetin financiar që buron nga posti i Kryeministrit. Monitorimit strikt nuk do ti shpëtoje siguria kibernetike dhe bankat lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme me financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

26 Dhjetor 2025, 19:42 Nga E. D
"Pastrim tregu nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve
foto ilustruese

SHBA- Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Një pjesë e projektligjit është fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimore. Sipas projektligjit, i sygjerohet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion kalimin nga ngrirja e aseteve në arrestime në nivileve të larta, përpara zgjedhjeve të vitit 2027. 

"Duke emëruar strukturat ekonomike, figurat e biznesit dhe "ndërmjetësit" që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027", thuhet në pjorektligj.

Ky projektligj, parashikon që SHBA në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese shqiptare të kalojnë në sitë, pushtetin financiar që buron nga posti i Kryeministrit. Monitorimit strikt nuk do ti shpëtoje siguria kibernetike dhe bankat lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme me financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

Sipas këtij projeltligji, në Ballkanin Perëndimor, demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si pjesë e të njëjtit problem strategjik. Gjithashtu Kongresi amerikan e vendos tonin politik duke e përkufizuar rajonin si “një rajon pluralist, shumetnik, në zemër të Europës, kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit”./Dosja.al

 

kongresi amerikan projektligji per shqiperine

Sondazh

Poll