26 Dhjetor 2025, 19:17
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas projektligjit, interes strategjik i SHBA-ve është promovimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimit demokratik në rajon.
Projektligji “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, thekson se reformat e ndërmarra vitet e fundit kanë sjellë përparim në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e të rinjve.
Gjithashtu në projektligj thuhet qartë, se varfëria dhe papunësia në rajon mbeten më të larta krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian dhe emigrimi i të rinjve po ndikon negativisht në strukturën demografike. Më tej në projektligjin amerikan, nënvizohet se korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në rajon dhe ka përfshirë edhe udhëheqës të lartë politikë.
“Korrupsioni, përfshirë atë mes liderëve kryesorë politikë, vazhdon të pllakosë Ballkanin Perëndimor dhe përfaqëson një nga pengesat më të mëdha për zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe politik në rajon”, thuhet në raportin e Kongresit amerikan.
Në projektiligj është përmendur edhe dezinformimi, i cili minon besueshmërinë e institucioneve dhe integritetin e proceseve zgjedhore. Sipas kongresit amerikan, cenueshmëria e teknologjisë së informacionit rrit rreziqet e sigurisë, ndaj sigurimi i rrjeteve kibernetike konsiderohet nga Kongresi amerikan prioritet i rëndësishëm për sigurinë kombëtare./Dosja.al
kongresi amerikan
Politike
26 Dhjetor 2025, 19:02
E. D
Kongresi Amerikan
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus t&e...
Politike
26 Dhjetor 2025, 18:45
E. D
Kongresi amerikan
SHBA- Kongresi amerikan ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosper...
Politike
26 Dhjetor 2025, 18:01
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar përgaditjet në lidh...
Politike
26 Dhjetor 2025, 17:47
I.A
foto ilustruese
TIRANË- Një propozim i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht Shqipërinë...
Politike
26 Dhjetor 2025, 17:35
foto ilustruese
KOSOVË- Dy kongresistë kanë thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e &...
Politike
26 Dhjetor 2025, 16:53
E. D
Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj
KOSOVË- Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për viti...
Politike
26 Dhjetor 2025, 12:06
M.L
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve për intensifikimin e protestave dhe ...
Politike
26 Dhjetor 2025, 11:56
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po k...
Politike
26 Dhjetor 2025, 11:48
M.L
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjitha skandalet dhe dosjet e korrupsionit të qeveri...
Politike
26 Dhjetor 2025, 11:36
M.L
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Manzë, theksoi se lufta e vërtetë...