"T'i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si mi", Berisha: Protesta e 22 dhjetorit pati jehonë të jashtëzakonshme në botë
Gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar në Manzë, Berisha vuri në dukje se protesta e 22 dhjetorit pati jehonë ndërkombëtare dhe se PD ka nisur një betejë demokratike fillimisht në Parlament dhe më pas në rrugë, me qëllim përmbysjen e asaj që ai e quan një regjim pa legjitimitet.
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke theksuar se vetëm përmes një qëndrese paqësore dhe masive opozita mund ta largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar në Manzë, Berisha vuri në dukje se protesta e 22 dhjetorit pati jehonë ndërkombëtare dhe se PD ka nisur një betejë demokratike fillimisht në Parlament dhe më pas në rrugë, me qëllim përmbysjen e asaj që ai e quan një regjim pa legjitimitet.
Ai shtoi se opozita nuk përdor dhunë, edhe pse sipas tij, mazhoranca dhe qeveria e meriton.
PJESË NGA FJALIMI:
Ne e nisëm betejën tonë. E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë. Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët. E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti. Do t'ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin.
Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në '91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë. Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam. Në vitin '97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t'i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe.
Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata. Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore. I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo.
E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës. Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t'i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.
Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe. Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë. Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.
Sondazh
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po k...
"Foltore" në Manëz! Berisha: Të gjitha dosjet korruptive të qeverisë Rama që po dalin, janë denoncuar nga PD dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut
Sali Berisha DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjitha skandalet dhe dosjet e korrupsionit të qeveri...
"Lufta kundër korrupsionit garantohet kur kryeministri nuk është i korruptuar", Berisha: Në qeverisjen tonë, asnjë ministër nuk u mbrojt nga drejtësia
Sali Berisha DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Manzë, theksoi se lufta e vërtetë...
"Zgjedhjet nuk u fituan nga Rama, u grabitën", Berisha: Vota u ble masivisht me paratë e buxhetit dhe kërcënimin e bandave kriminale
Sali Berisha DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se mbrojtja e votës mbetet një nga sfidat kryesore t&e...
Berisha: Opozita është mbartësja e sovraniteti brenda vendit, mbartësja e vullnetit të zgjedhësve, qytetarëve të lirë
Sali Berisha DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një seri fjalimesh në Manz&e...
"Harroi çfarë bëri qeveria", Berisha "foltore" në Manëz, kritikon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua
Sali Berisha DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me qytetarët dhe mbështet&eum...
5 deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë SOT mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Demokratët në Këshillin e Mandateve TIRANË- Pesë përfaqësues të Partisë Demokratike në Këshilli...
"Më 4 janar të dalim në protestë masive"/ Adriatik Lapaj nga Kryeministria: Tubimet e javëve të fundit kanë thyer kontrollin e... (VIDEO)
Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj deklaroi sot se ka nisur organizimi për protestën e 4 janari...
Charter-i nuk është falas/ Gazetari Isa Myzyraj ngre pikëpyetje: Dhurata e Erdogan për Ramën, faturë 1 miliard euroshe për shqiptarët
postimi TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një reagim, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dhuroi Edi Ramës n...
Erdogan i dhuroi Shqipërisë një avion/ Gazeta turke: Nuk kemi aeroplanë për zjarret, por bëjmë shfaqje politike
foto ilustruese TIRANË- Gazeta turke, Haber Hürriyeti ka shkruar një artikull, pasi Presidenti Rexhep Taip Erdogan vendosi t'i dhurojë ...
