Politike

"Baba kishte një shpërblim për çdo sukse"/ Berisha rrëfen për vitet studentore: Lexoja dhe rilexoja Dostojevskin rusisht! Udhëtimin e parë e kam bërë në...

Ai tha se për 27 vera, përfshirë vitet si student në universitet dhe asistent në fakultet ishte bari.

26 Dhjetor 2025, 19:34 Nga E.d
"Baba kishte një shpërblim për çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer jetën e tij përtej poltikës. I ftuar në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, Berisha tregoi për jetën e tij studentore. Ai tha se për 27 vera, përfshirë vitet si student në universitet dhe asistent në fakultet ishte bari.

Lideri demokrat u shpreh se rrinte me librin jo me delet dhe lexonte Dostojevskin rusisht. Berisha deklaroi se babai i tij kishte një shpërblim për çdo sukses gjatë viteve shkollore. Kryedemokrati tha se gjuhën angleze e ka mësuar gjatë fakultetit, ndërsa udhëtimin e parë e ka bërë në Milano në vitin 1977.

Berisha: Atje kushtet ishin shumë të vështira. Gjej një konvikt që ishte si kazermë e ftohtë ushtarake. Me shtretër e dyshekë kashte. Batanije copë – copë. Shumë nga shokët e mi iknin nga ato kushtet. Në Tiranë më shoqëroi vëllai, I cili ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua. Kthehesha çdo verë. 27 vera, përfshi vitet student në universitet dhe asistent fakultet Sali Berisha ishte bari. Unë merrja tufën e deleve e  librin. Alpet janë të pafundme. Ne ishim familja patriarkale. Njëri nga kushërinjtë ishte bari i shkëlqyer. Ai e njihte shumë mirë kullotën. Unë rrija me librin e jo me delet. E ai më thoshtë Sali ti nuk vjen për delet por për librin. E unë i thoja: Po por a vjen ndonjë moshatar I imi me delet. Jo më thoshte. Ky ishte pakti me njëri tjetrin.

Cilat ishin porositë e prindërve?

Berisha: Baba gjatë viteve shkollore për çdo sukses kishte një shpërblim. Ose më lejonte të shkoja tek gjyshja. Nuk kam pasur vështirësi në mësime. Lexoja dhe më shumë. I merrja shkrimtarët me rrallë. Për një periudhë shkrimtari më i preferuar ka qenë Dosjtojevski, të cilin e kam lexuar dhe rilexuar 12 vëllime rusisht gjatë një viti. Ngaqë isha student në mjekësi mu krijua përshtypja se ne e kuptonim më mirë se të tjerët.

Kur e mësuat anglishten?

Berisha: Anglishten e kam mësuar gjatë fakultetit. Në anglisht e kam ecur më shpejt.  

Kur ishte udhëtimi i parë jashtë Shqipërisë?

Berisha: Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë e kam bërë në 1977 në Milano. Mora pjesë në kongresin botëror të Arterosklerozës./Dosja.al

sali berisha emisioni “elevate” intervista

Sondazh

Poll