Politike

"Korrupsioni dhe dobësia institucionale problem madhor"/ Projektligji amerikan për Shqipërinë! Nga forcimi i demokracisë tek zgjerimi i programeve arsimore, ja disa nga çështjet kryesore

Një nga problemet kryesore që përmend, Kongresi amerikan është korrupsioni dhe dobësia institucionale. Kongresi e identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Konkretisht, projektligji thekson se korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve te demokracia.

26 Dhjetor 2025, 18:45 Nga E. D
"Korrupsioni dhe dobësia institucionale problem madhor"/
Kongresi amerikan

SHBA- Kongresi amerikan ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, për muajin tetor, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Konkretish, projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë. 

Në projektligj përfshihen disa pika, si forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, ulja e varësisë nga energjia ruse, mbështetje për sigurinë kibernetike dhe zgjerimi i programeve arsimore dhe shkëmbimeve. 

Edhe pse projektligji nuk përmend Shqipërinë me emra konkretë apo raste specifike, ai e përfshin vendin qartësisht në analizën dhe politikat për Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të fortë në disa problematika që prekin drejtpërdrejt edhe Tiranën zyrtare.

Një nga problemet kryesore që përmend, Kongresi amerikan është korrupsioni dhe dobësia institucionale.  Kongresi e identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Konkretisht, projektligji thekson se korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve te demokracia.

Pikat kryesore të projektligjit:

Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme.

Kodifikimi i sanksioneve amerikane për individë dhe subjekte që minojnë stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin destabilizues rus dhe kinez, përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale në vendet e rajonit.

Zgjerimi i programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimi i “Young Balkan Leaders Initiative”, një program i zgjeruar për zhvillimin e liderëve të rinj (18–35 vjeç) në fushat e biznesit, teknologjisë, qeverisjes dhe gazetarisë.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret./Dosja.al

kongresi amerikan

Sondazh

Poll