26 Dhjetor 2025, 11:15
Nga M.L
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një seri fjalimesh në Manzë, Sukth dhe Durrës, ku theksoi rëndësinë e opozitës në një demokraci funksionale. Gjatë fjalës së tij, Berisha e përshkroi opozitën si mbajtësin e sovranitetit dhe të vullnetit të qytetarëve, duke theksuar se roli i saj është të përfaqësojë interesat e popullit dhe të veprojë si zë i lirë.
Berisha shtoi se përpjekjet për dobësimin e opozitës kanë dështuar, falë qëndresës dhe mbështetjes së qytetarëve. Ai nënvizoi se opozita nuk duhet të transformohet në një instrument të pushtetit, por të mbetet e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe të demokracisë.
PJESË NGA FJALIMI:
Një përshëndetje vëllazërore shumë të përzemërt për të gjithë ju, për të gjithë banorët e Manzës, Sukthit, Durrësit dhe mbarë Shqipërisë dhe nga zemra ju uroj festën e Vitit të Ri, Krishtlindjet, uroj festa të tjera, së bashku t’i festojmë, t’i kremtojmë siç e meritojmë.
Kam ardhur sot tek ju, me këtë Foltore që po quhet Foltorja e 2-të, dhe në fat është e dyta. Në qoftë se, Foltorja e Parë pati qëllimin më kryesor që ju, që shqiptarët të kenë opozitë të vërtetë, dhe jo opozitë false, që ju mashtron, jo opozitë që nuk mbron idealet dhe interesat tuaja, jo opozitë që synon të pasurohet vetë, jo opozitë jesmene të qeverisë, as dhe të kurrkujt tjetër.
Opozitë, që ju i besoni idealet, i besoni shpresën dhe që ajo ju qëndron besnik ju. Kjo është e një rëndësie jetike për një vend dhe për një komb. Opozita është mbartësja e sovraniteti brenda vendit. Në ç’kuptim? Është mbartësja e vullnetit të zgjedhësve, qytetarëve të lirë, të cilët votojnë për opozitën dhe ajo qëndron e pamposhtur në mbrojtje të interesave të tyre.
Çfarë nuk u bë të na zhduknin ne? Jeni dëshmitarë. Aktet më të paimagjinueshme, akte që nuk janë regjistruar në Europë ndonjëherë kundër ndonjë force demokrate. Pse? Sepse ne mbronim vetëm këtë. Ne mbronim idenë që ju duhet të zgjidhni kryetarin tuaj, drejtuesit tuaj. Ata duhet t’ju përfaqësojnë ju dhe jo të kontrollohen nga qeveria apo të kontrollohen nga të tjerë. Kaq ishte.
Na sulmuan në të gjitha mënyrat, por dështuan. U ngritët së bashku, si viganë, në një akt të pashembullt në histori, rezistuam padrejtësitë më të mëdha. Erdhëm në zgjedhje, zhvilluam fushatën elektorale më të bukur, programin më të shkëlqyer që ka njohur ky vend, ekspertizën, më të madhe. Unë, kisha deklaruar në mënyrat më të përsëritura se, me Eid Ramën nuk ka zgjedhje. Sepse kur një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, ai pastaj ka të gjitha mjetet në dorë për të shtypur votën, për të manipuluar votën, për të blerë votën.
sali berisha foltore ne manez
Politike
26 Dhjetor 2025, 11:13
M.L
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me qytetarët dhe mbështet&eum...
Politike
26 Dhjetor 2025, 09:34
M.L
Demokratët në Këshillin e Mandateve
TIRANË- Pesë përfaqësues të Partisë Demokratike në Këshilli...
Politike
25 Dhjetor 2025, 20:12
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj deklaroi sot se ka nisur organizimi për protestën e 4 janari...
Politike
25 Dhjetor 2025, 19:47
E. D
postimi
TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një reagim, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dhuroi Edi Ramës n...
Politike
25 Dhjetor 2025, 19:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gazeta turke, Haber Hürriyeti ka shkruar një artikull, pasi Presidenti Rexhep Taip Erdogan vendosi t'i dhurojë ...
Politike
25 Dhjetor 2025, 18:37
Olivier Guerot
KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri me kompete...
Politike
25 Dhjetor 2025, 17:15
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj&nbs...
Politike
25 Dhjetor 2025, 16:49
E. D
Frauke Seebass
DW: Për herë të dytë brenda një viti kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Mendoni, se këto vot...
Politike
24 Dhjetor 2025, 21:27
E. D
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morë...
Politike
24 Dhjetor 2025, 20:55
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e ...