Bota

Pas sekuestrimeve nga SHBA ,Venezuela miraton ligjin që vendos dënime të ashpra për mbështetësit e bllokadës amerikane

Asambleja Kombëtare e Venezuelës ka miratuar një ligj që parashikon dënime të ashpra për ata që mbështesin ose ndihmojnë në financimin e bllokadave dhe akteve të piraterisë, duke përfshirë deri në 20 vjet burg.

24 Dhjetor 2025, 14:22 Nga E.d
Pas sekuestrimeve nga SHBA ,Venezuela miraton ligjin që vendos dënime
Foto ilustruese

VENEZUELA- Venezuela miratoi ligjin që vendos dënime të ashpra për mbështetësit e bllokadës amerikane. Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro denoncon konfiskimin e cisternave të naftës nga SHBA-të si akte të paligjshme piraterie. Asambleja Kombëtare e Venezuelës ka miratuar një ligj që parashikon dënime të ashpra për ata që mbështesin ose ndihmojnë në financimin e bllokadave dhe akteve të piraterisë, duke përfshirë deri në 20 vjet burg.

Legjislacioni u miratua të martën pasi Shtetet e Bashkuara sekuestruan cisterna nafte të lidhura me Venezuelën, akte që qeveria e Presidentit Nicolas Maduro i ka denoncuar si akte të paligjshme piraterie.

“Ky ligj synon të mbrojë ekonominë kombëtare dhe të shmangë erozionin e standardeve të jetesës për popullsinë”, tha ligjvënësi Giuseppe Alessandrello, ndërsa prezantonte ligjin para Asamblesë Kombëtare, e kontrolluar nga partia qeverisëse e Maduros.

SHBA-të kanë ndërmarrë një sërë masash gjithnjë e më agresive gjatë disa muajve të fundit, duke vendosur forca të konsiderueshme ushtarake në Amerikën Latine, duke sekuestruar cisterna nafte, duke vrarë dhjetëra njerëz në sulme ushtarake ndaj atyre që i quan anije trafikimi droge dhe duke kërcënuar me sulme tokësore ndaj vetë Venezuelës.

Mediat e huaja shkruajnë se ligjshmëria e disa prej këtyre akteve, siç është sekuestrimi i cisternave të naftës në ujërat ndërkombëtare, është e kontestuar. Të tjera, siç janë sulmet kundër trafikantëve të dyshuar të drogës, konsiderohen gjerësisht të paligjshme.

"Ne jemi në prani të një fuqie që vepron jashtë ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelianët të largohen nga vendi ynë dhe ta dorëzojnë atë", tha Samuel Moncada, përfaqësuesi i Venezuelës në Kombet e Bashkuara, para Këshillit të Sigurimit  gjatë një takimi të martën.

Kina dhe Rusia gjithashtu kritikuan veprimet e SHBA-së. Ambasadori i Rusisë, Vassily Nebenzia, tha se administrata Trump po krijonte një "shabllon" për përdorimin e forcës që mund të përdoret kundër vendeve të tjera të Amerikës Latine në të ardhmen./Dosja.al

venezuela shba maduro

Sondazh

Poll