Bota

Shpërthim në Moskë, humbin jetën dy oficerë policie

Siç njoftoi komiteti hetimor, në shpërthim u vra edhe një person tjetër që ishte i afërt me oficerët e policisë.

24 Dhjetor 2025, 08:36 Nga E.d
Shpërthim në Moskë, humbin jetën dy oficerë policie
Foto ilustruese

RUSI- Një shpërthim ka ndodhur të martën në mbrëmje në Moskë. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur dy oficerë të policisë rrugore.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi kur oficerët u përpoqën të arrestonin një të dyshuar pranë vendit ku u vra gjenerali rus Fanil Sarvarov disa orë më parë.

Siç njoftoi komiteti hetimor, në shpërthim u vra edhe një person tjetër që ishte i afërt me oficerët e policisë. Sipas deklaratës, shpërthimi ndodhi kur oficerët e policisë u përpoqën të arrestonin një të dyshuar.

"Pajisja shpërthyese shpërtheu kur oficerët e policisë iu afruan këtij personi, i cili ishte pranë automjetit të tyre të shërbimit", tha një burim rus i policisë./Dosja.al

rusi viktima shpërthim

Sondazh

Poll