Bota

Megaoperacion policor në Itali/ Sekestrohen 435 kilogramë kokainë e pastër me vlerë 70 milionë euro

Droga, e cila u gjet në portin e Kalabrisë, ishte fshehur në një ngarkesë prej rreth 1,000 qesesh me kikirikë me origjinë nga Amerika Latine dhe të destinuara për Evropën Lindore, sipas një deklarate nga GDF. 

24 Dhjetor 2025, 13:54 Nga E.d
Megaoperacion policor në Itali/  Sekestrohen 435 kilogramë
Foto Ilustruese

ITALI- Një megaoperacion policor është zhvilluar në Itali. Policia italiane ka sekuestruar 435 kilogramë  kokainë me pastërti të lartë me vlerë. Nëse sasia e kokainës së sekuestruar do të ishte hedhur në treg, do të kapte vlerën e mbi 70 milionë euro. 

Droga, e cila u gjet në portin e Kalabrisë, ishte fshehur në një ngarkesë prej rreth 1,000 qesesh me kikirikë me origjinë nga Amerika Latine dhe të destinuara për Evropën Lindore, sipas një deklarate nga GDF. 

Policia e përshkroi gjithashtu pjesëmarrjen e njësive me qen të trajnuar në këtë operacion si vendimtare dhe të rëndësishme pasi qentë zbuluan anomali në këtë ngarkesë.

Mediat italiane shkruajnë se ky sekuestrim i ka dhënë një goditje të fortë të ardhurave të bandave të krimit të organizuar që fshihen pas këtij kontrabande droge, vuri në dukje me kënaqësi policia kufitare, duke sqaruar se gjatë këtij viti më shumë se 5 ton drogë me një vlerë totale prej afërsisht 650 milionë eurosh u sekuestruan në Gioia Tauro./Dosja.al

itali 70 milionë euro kokainë

Sondazh

Poll