Bota

VIDEO/ U përplas me një automjet tjetër! Shpërthen kamioni i cisternës së gazit

Për shkak të një aksidenti që ndodhi në drejtim të Napolit në kilometrin 709 të autostradës, segmenti midis Caianello dhe Capua u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet .

24 Dhjetor 2025, 11:07 Nga D.S
VIDEO/ U përplas me një automjet tjetër! Shpërthen kamioni i
foto nga vendngjarja

ITALI-  Momente tmerri, mbrëmjen e shkuar në autostradën A1 mes qyteteve Milano- Napoli. Për shkak të një aksidenti që ndodhi në drejtim të Napolit në kilometrin 709 të autostradës, segmenti midis Caianello dhe Capua u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet. Dy automjete të rënda mallrash; njëri prej të dyve, që transportonte LPG, u përfshinë nga flakët pas aksidentit .

Mediat italiane bëjnë me dije se, kamioni që transportonte gaz të lëngshëm u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të mjeteve. Aksidenti u shoqërua me një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi, e cila ishte e dukshme nga distanca të mëdha. Pavarësisht fuqisë së shpërthimit dhe përmasave të zjarrit, autoritetet raportuan se nuk ka viktima. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesit e mjeteve reaguan me shpejtësi, duke braktisur automjetet vetëm pak çaste para se flakët të përhapen në mënyrë të pakontrolluar./Dosja.al 

itali cisterne gazi milano-napoli

Sondazh

Poll