Politike

“Ëndrra juaj është të jeni kryeredaktor”, Rama përplaset me Rakipllarin: Unë maksimumin bëj botuesin, skam….

13 Shkurt 2020, 20:25 Nga DOSJA
“Ëndrra juaj është të jeni kryeredaktor”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Robert Rakipllar, teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Opinion”. Teksa flitej për denoncimet e opozitës në lidhje me makinën “Lincoln”, që sipas tyre është e blinduar dhe Rama u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë, kryeministri u shpreh se ato media që e publikuan këtë gjë kanë shpifuar.

Ndërsa Fevziu shtoi se nuk kishte arsye të mos e besonte Opozitën në momentin që i kanë dalë të vërteta denoncimet për kryebashkiakët e PS-së.

Pjesë nga biseda

Rama: Tani kur thua 100 gënjeshtra dy të vërteta do të të dalin. Se del gazeta e këtij dhe thotë në faqe të parë ‘kryeministri ikën me makinë të blinduar’.

Rakipllari: Ju lutem, zoti kryeministër se e dimë që keni pasur ëndërr të jeni kryeredaktor gazete

Rama: Jo, jo nuk kam pasur ëndrra të tilla unë. Por unë mundtë bëj botuesin shumë mirë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama perplasja rama rakipllari robert rakipllari edi rama perplasja rama rakipllari robert rakipllari

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...