Politike

Ndryshimet në ligjin anti-KÇK, Bardhi s’i ndahet Ramës: I papranueshëm, po zëvendësohet shteti ligjor me regjim policor

13 Shkurt 2020, 17:21 Nga DOSJA
Ndryshimet në ligjin anti-KÇK, Bardhi s’i ndahet Ramës: I

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit.

Me anë të një statusi në Facebook, Bardhi shkruan se kryeministri i vendit, Edi Rama po kërkon që të zëvëndësojë shtetin ligjor me një regjim policor duke shkelur edhe Kushtetutën.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm,”-shkruan Bardhi në statusin e tij.

Mazhoranca po mundohet që të vendos ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, ku t’i japë të policisë që në raste emergjente apo nevoje, ata të mund të përgjojnë qytetarët pa pasur nevojë për një urdhër prokurori, siç është aktualisht në ligj. Ky projektligj pritet të diskutohet në komisionet parlamentare në vijim.

(K.m,a.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi ndryshimet ne ligjin e policise se shtetit edi rama gazment bardhi ndryshimet ne ligjin e policise se shtetit

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...