Politike

“Kush ka zanat s’ngelet në baltë”/ Rama vizitë në banesën e re të familjes Cuka, dhurata që kishte për vajzën: Ka

13 Shkurt 2020, 19:11 Nga DOSJA
“Kush ka zanat s’ngelet në baltë”/ Rama vizitë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte i pranishëm në banesën e re të familjes Cuka nga Thumana, e cila humbi dy prej anëtarëve të saj si dhe banesën e tyre në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit. Gjatë vizitës së tij në këtë familje kryeministri i ka dhuruar edhe një libër të Orhan Pamuk vajzës së familjes Cuka, e cila tha se ishte e shkëlqyer në mësime.

Kryefamiljari Bujar Cuka rrëfen edhe momentet e tmerrit gjatë tërmetit në orët e para të 26 nëntorit.

”Sapo kam dal nga shtëpia, dola zbathur pasi u shemb. Qëndrova poshtë derës se pallati u shemb deri në kat të dytë. Nuk bëja dot asgjë. Tani jam mirë. ”- tha Bujar Cuka.

Edi Rama: S’ma ka dhënë me zor njëri këtë detyrë prandaj s’më lejohet të lodhem. S’kemi cfarë t’i bëjmë. Mundësitë e njeriut. Goxha mirë kjo lagjia.

Babai Bujar Cukës: Kur kishte keq qante Nastradini. Kur kishte mirë qante. Pse qan i thoshin? Sepse çdo e mirë e ka nganjë të keqe thoshte. Është ajo çfarë mund të bëjmë. Çfarë ka mbaruar Megi?

Megi Cuka: Anglish, frëngjisht.

Edi Rama: Ishim me kryebashkiakët dhe po shohim ecurinë. Po bëjmë projektin tonë, për pak do përfundojë. Po bëhen me shpejtësi pasi duan kohë, duan edhe dy vite por po punojmë shpejt me infrastrukturën. Do të bëhet një ndërhyrje shumë e madhe. Do riorganizohet gjithë zona. Do ndërojmë dhe dy hapësira për njësinë administrative dhe është goxha projekt i mirë, është ndryshim i madh. Tani kemi të hënën këtë Konferencën e Donatorëve, të shohim Çdo marrim, kemi punuar intensivisht me kontaktet dhe udhëtimet, takimet edhe kemi një ndjesi të mirë. Nuk do të jetë diÇka e thjeshtë simbolike apo diÇka shumë shumë nënpritshmëritë. Pritshmëria ime është të kemi një mbështetje që të kemi një mundësi që bashkë me fondet tona dhe dy idetë të tjera pas pak të plotësojmë nevojën. Edhe siÇ e tha dhe gjyshi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe plagë për ta bërë shumë më të fortë. Ata që ikën nuk i kthejmë dot por atyre që u goditën t’i japim një jetë të re. Të gjithë do të kenë banesa më të mira se ato që kishin. Kjo është sfida. Tani është mirë ta sistemoni këtu. Nuk është larg por as afër. Ti Bujar je në rregull. Kush ka zanat s’ngelet në baltë.

Dhurata për Megi Cukën (Një libër të autorit turk Orhan Pamuk)

Edi Rama: Ky është një nga librat më të bukur të shekullit të 20. është fantastik. Super libër. Shumë kush harron me ikjen e kohës por ne nuk harrojmë.

Edi Rama: Gjysho do na japësh leje?

Babai Bujar Cukës: Po. Qofsh mirë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar cuka edi rama rama ne thumane bujar cuka edi rama rama ne thumane

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...