Politike

13 Shkurt 2020, 16:25 Nga DOSJA

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se ka folur e biseduar me të rinjtë e këtij qyteti që sipas tij janë të varfër e të harruar nga qeveria. Në të njëjtin status, kryedemokrati  i falenderon ata për mikpritjen.

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj”- shkruan Basha në facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Tiranë që t’i pyesë rreth shpenzimeve ditore dhe se si ja dalin me problemet e përditshme. Së fundmi, Basha u takua me Verën, pensionisten që paguante 120 mijë lekë drita dhe me sipërmarrësin Niku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon te rinjte ne kukes lulzim basha po te degjoj basha takon te rinjte ne kukes lulzim basha po te degjoj

Sondazh

Poll