Politike

“Kush do të të bëjë atentat këtu, Sandri apo Arditi?” Rama i shkon me mjetin “Lincoln” Fevziut: Verifikojeni! Hoxha

13 Shkurt 2020, 20:10 Nga DOSJA
“Kush do të të bëjë atentat këtu, Sandri apo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në studion e “Opinion” me automjetin “Lincoln”, që është denoncuar nga opozita se është automjet i blinduar dhe është kërkuar që Rama të japë llogari për këtë gjë dhe për faktin që ky mjet është në emër të vëllait të Ramës, Olsi.

Sapo është nisur intervista, Fevziu i ka kërkuar Ramës të shpjegojë se përse i ka shkuar në

Pjesë nga biseda në studio.

Fevziu: Rama, mirë që atje e di që mund të kesh frikë se mos të bëjnë atentat…por këtu kush do të të bëjë atentat? Sandri apo Arditi?

Rama: Tani, këtu na prezantove me njerëz të fushës…njëri prej tyre të çohet dhe të shkojë ta vërtetojë

Fevziu: Është makina e vëllait tuaj, ka deklaratë publike

Rama: Po, po është e vëllait. E blinduar, eee

Fevziu: Pse duhet të vish me makinë të vëllait ti? Ne paguajmë taksa që të lëvizësh me makinë të mirë?

Iljazi: Po si ta verifikojmë, të marrim armë se….

Rama: Të luTem ta shpjegoj unë atë….të lutem ço një nga këta profesionistët që të vërtetojnë gjithçka, nëse është blind.

Hoxha: Është bërë verifikim, nuk është blind

Rama: Mirë do ishte që t’i bënit këto verifkime para se të shpiknit e të komentoni. Makina nuk është e blinduar. Është e vitit 2009 kur unë kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla dhe ashtu sikundër makina që unë përdor si kryeministër nuk ka qenë kurrë e blinduar. Kanë dalë lajmë që kam blerë qindra mijëra euro, por në fakt kam çuar makinën e super përdorur në servis dhe kam marrë një tjetër me qira.

Gazmend Bardhi ka deklaruar se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës. Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Hab ilajve. Të njëjtën gjë, Opozita e ka denoncuar edhe sot. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha blendi fevziu edi rama lincoln artan hoxha blendi fevziu edi rama lincoln

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...