Politike

"Na ke shpallur luftë, ne do të shkojmë në Surrel"/ Berisha mesazh Ramës: Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin

Në këtë protestë të organizuar nga vetë ai,  Berisha u drejtua qytetarëve duke thënë se opozita ka një mision historik dhe ai është për të larguar Ramën nga pushteti. 

22 Dhjetor 2025, 19:39 Nga D.S
"Na ke shpallur luftë, ne do të shkojmë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike tha sot se opozita i ka qëllimet e qarta. Në këtë protestë të organizuar nga vetë ai, Berisha u drejtua qytetarëve duke thënë se opozita ka një mision historik dhe ai është për të larguar Ramën nga pushteti. 

Sipas Berishës, Rama u ka shpallur luftë dhe u bën thirrje qytetarëve që ti shpallim gjithashtu luftë kryeministrit. 

“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptarë, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë 'ja do vdesim ja do rrojmë për liri'. Mjerë ai që provohet me ne. Kur ne kemi dalë me këtë betim kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë…Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”, tha Berisha./Dosja.al

protesta pd berisha rama

Sondazh

Poll